Lajme

Sot nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit. Mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Çfarë parashikon procedura

05/04/2022 08:23
nga:G B

Nis sot zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

SNë orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Për këtë Partia Socialiste ka propozuar datën 10 maj, ndërsa Partia Demokratike ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.

Grupi parlamentar socialist ka votuar duke propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publikë.

Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.