Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 19-të apo javën e parë të edicionit pranveror të garave, ku secila ndeshje vlen më shumë se tjetra.
Pas rreth një muaji i gjysmë pushim, futbolli i Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje gjatë ditës së sotme, ndeshje të cilat fillojnë në të njëjtin orar, nga ora 13:00.
Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për ta nisur pranverën më fitore, ndërsa kryeqytetasit gjithashtu kërkojnë fitore për kreun e tabelës.
Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut pas një sezoni vjeshtor me shumë probleme.
Në Ferizaj, ekipi me emrin e qytetit është nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës, në stadiumin me bari artificial, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit.

