Sporti

Sot nis Europa League e re, revolucion i madh – ja ndryshimet!

09/25/2024 13:52
nga:Lorik J

Liga e re e Kampionëve u zbulua javën e kaluar dhe sot nis edhe kompeticioni i dytë më i fuqishëm i UEFA-s për klube, i ridizajnuar. Tash e tutje, Europa League, ashtu si Champions League, nuk luhet më në grupe në pjesën bazë, por në një format lige me 36 klube. Ata formojnë një tabelë unike dhe luajnë deri më 30 janar 2025. Ndryshimi i formatit rrit rrënjësisht numrin e ndeshjeve të Europa League deri në fazën eliminatore. Në vend të 96 ndeshjeve të mëparshme, tani luhen 144.

Secili klub do të luajë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër jashtë. Para shortit, klubet u ndanë në katër vazo bazuar në koeficientët e tyre UEFA. Kur përfundon pjesa e ligës, tetë klubet më të mira kalojnë direkt në raundin e 16-të, raundi i parë me eliminim.

Nuk ka rënie në Ligën e Konferencave, as ardhje nga Champions League

Klubet nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë një play-off për fazën e eliminimit. Klubet që janë në vendin e 25-36 në fund të kampionatit, zbresin jo vetëm nga Europa League, por edhe nga garat evropiane në përgjithësi. /GazetaBlic Sport