Lajme

Sot në Prishtinë testohet sistemi i alarmit publik

04/26/2025 07:54
nga:Y I

Sot, në Prishtinë do të testohet sistemi i alarmit publik.

Gjatë këtij testimi, është bërë e ditur se do të dëgjohet një zë i njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Thuhet se ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence.