Lajme

Sot në Prishtinë mbahet parada e krenarisë

06/09/2022 08:06
nga:Genita C

Sot në Prishtinë do të mbahet parada e krenarisë.

Pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ do të marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Motoja e tyre do të jetë “Edhe në shtet edhe në familje”.

Tubimi do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.