Kryetari i Podujevës i cili garon edhe për një mandat, Shpejtim Bulliqi sjell një rrëfim të sinqertë dhe të guximshëm në Expose, këtë të shtunë duke filluar nga ora 15:45.
Si nisi rrugëtimi i tij politik gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë?
Pse përçarjet brenda LDK-së e shtynë të largohet nga partia pas më shumë se një dekade angazhim?
Çfarë e bëri të afrohej me Lëvizjen Vetëvendosje dhe si arriti të fitojë bastionin e LDK-së – Podujevën?
Në këtë intervistë, Bulliqi flet për:
- sfidat në Parlament si deputet i LDK-së,
- kundërshtimin ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit president,
- largimin nga politika për disa vite dhe rikthimin me VV-në,
- investimet milionëshe në Podujevë,
- projektet që, sipas tij, ia kanë kthyer dinamikën qytetit,
- dhe bindjen se do të fitojë pa balotazh.
Expose transmetohet live në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube dhe në Kanal10.


