Lajme

Sot mot i ngrohtë dhe me diell

06/16/2021 06:47
nga:Y I

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell, raporton Prishtina Weather, shkruan Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

16.06 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

17.06 – Kryesisht me diell, e pasdite vransira të pakta.

18.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit fillimisht në rënie, e më pas me tendencë të rritjes deri në fundjavë. Minimalet luhaten nga 8C deri 13C, e maksimalet nga 18C, të hënën, shënojnë rritje deri në 28C, ditën e premte.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 5-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet lehtë mbi vlera normale.