Lajme

Sot mot i ngrohtë dhe me diell

03/29/2024 06:54
nga:Y I

Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e premtë në vend njoton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Më vonë pasdite mund të kalojnë vransira shtresore të larta.

Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e maksimalet shkojnë deri në 21C e 23C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-7m/s.