Sporti

Sot mësohet emri i skuadrës së 10’të të Superligës së Kosovës për sezonin tjetër

05/28/2021 08:28
nga:E K

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1, për të fituar mundësinë e një ndeshje me Trepçën ’89 në kuadër të barazhit të Superligës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport/