Sporti

Sot mësohen finalistët e Europa League, përballje të zjarrta në gjysmëfinale të kësaj gare

05/18/2023 09:39
nga:E K

Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League, sot luhen ndeshjet gjysmëfinale të kompeticionit tjetër evropian për klube, Europa League.

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e sotme mes Bayer Leverkusen dhe Romës, kurse Sevilla përballet me Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma është në avantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë, kurse në ndeshjen tjetër mes Juventus dhe Sevilla gjithçka u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 në Torino të Italisë.

/GazetaBlic Sport/