Lajme

Sot merret vendimi – vjen një lajm i mirë për delegatët e Kuvendit të Kaçanikut

04/12/2023 09:46
nga:Genita C

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati do të paraqesë sot propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Propozimi është vendosur në rendin e ditës të mbledhjes së kabinetit qeveritar të mërkurën.

Sipas pikës 9 të rendit të ditës, qeveria pritet të miratojë sot kompensimin financiar të deputetëve të legjislaturës së viteve 90′.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja do të fillojë në ora 11:00.

Në rend të ditës janë 15 pika.