Sporti

Sot mbyllen ndeshjet e kësaj jave në ligat evropiane – derbi Man United-Liverpool

08/22/2022 08:24
nga:E K

Sot përfundon java për ndeshjet e kësaj jave në ligat evropiane.

Roma do të pres në ‘Stadio Olimpico’ Cremonese, me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Jose Mourinhos kërkon fitoren e dytë në Serie A. Juventusi gjithashtu luan sot për tri pikët nda Sampdorias, që fillon nga ora 20:45.

Vëmendja kryesore në ditën e sotme është te kryendeshja Manchester United – Liverpool.

Të dy gjigantët anglez nuk e nisën mirë edicionin e ri në Premier Ligë. United ka pësuar dy humbje, ndaj Brightoni (2:1) dhe u shkatërrua nda Brentfordi (4:0).

Edhe ‘Reds’ këtë sezon në dy javët e para kanë barazuar.

Fillimisht me Fulhamin (2:2), më pas me Crystal Palace (1:1). Kështu fitorja do jetë tepër e rëndësishme për të dy skuadrat.

Derbi në mes tyre zhvillohet në ‘Old Trafford’, nga ora 21:00.