Lajme

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosurit në Danimarkë

06/07/2023 08:51
nga:Y I

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, me ç’rast do të shqyrtohen 21 pika të cilat janë në rend të ditës.

Ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe Projektligji për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.