Lajme

Sot mblidhet Komisioni për Buxhet

10/02/2024 08:30
nga:Sh R

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mblidhet sot duke filluar nga ora 11:00.

Sipas njoftimit do të bëhet shqyrtimi në parim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Auditim dhe Raportim Financiar.

“Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023”, vijon njoftimi.