Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi për media i PDK-së, Faton Abdullahu.
Abdullahu tha se mbledhja do të mbahet në orën 13:00 por pa dhënë më shumë detaje.
“Gazeta Blic” merr vesh se në këtë mbledhje do të diskutohet në lidhje me mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme.
/Gazeta Blic/


