Sporti

Sot mblidhet bordi drejtues i Manchester United, diskutohet e ardhmja e Ten Hag

10/08/2024 12:40
nga:E K

Drejtuesit e Manchester United do të mbajnë një takim kyç në orët në vijim, në të cilin do të vendoset e ardhmja e menaxherit Eric Ten Hag, raporton “The Guardian”.

Vendimi për fatin e holandezit do të merret në prani të një prej bashkëpronarëve të klubit, Sir Jim Ratcliffe, drejtorit të operacioneve të futbollit Omar Berada, drejtorit sportiv Dan Ashward dhe drejtorit teknik Jason Wilcox, transmeton GazetaBlic Sport.

Mediat britanike kanë spekuluar se nëse Ten Hag shkarkohet, asistenti i tij aktual dhe ish-sulmuesi i Manchester United, Ruud van Nistelrooy mund të marrë postin e trajnerit të përkohshëm.

Ratcliffe tha javën e kaluar se ai “respekton Ten Hag” por nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në fatin e tij në klub.

Megjithatë, pas barazimit me Aston Villa në raundin e fundit, Manchester United ka vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje, fillimi më i keq i një sezoni në historinë e klubit në Premier League.

Ten Hag duhej të ishte shkarkuar qysh në sezonin e kaluar, por fitoi FA Cup duke mundur Manchester Cityn në finale dhe arriti të mbante vendin e tij.

Në rast se klubi vendos të shkarkojë ish-trajnerin e Ajax-it, Manchester United do t’i kërkohet t’i paguajë atij 19 milionë euro dëmshpërblim.

/GazetaBlic Sport/