Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Integrime Evropiane si dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, , sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka: Sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit, transmeton RTKlive.
Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane fillon mbledhjen, po ashtu, në ora 11:00. Në rend është edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031.
Mbledhje, në ora 11:00 ka edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili në rend dite ka edhe shqyrtimin ee Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022 dhe 2023 si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023.