Lajme

Sot mbledhja e radhës e KQZ-së, në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale

11/23/2021 09:20
nga:M K

Sot pritet të mbyllet përfundimisht raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

“Përshëndetje, ju njoftoj se sot (e martë, 23 nëntor, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

/GazetaBlic/