Sot pritet të mbyllet përfundimisht raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.
“Përshëndetje, ju njoftoj se sot (e martë, 23 nëntor, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
/GazetaBlic/