Lajme

Sot mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit

05/09/2025 08:42
nga:Y I

Sot sërish do të mblidhen deputetët e Kosovës, në përpjekjen e 13-të për konstituim të Kuvendit.

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka mbetur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku e propozuar për këtë pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje është Albulena Haxhiu.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për Haxhiun, pasi sipas tyre, nuk është person unifikues.

Në anën tjetër, LVV insiston në emrin e Haxhiut.

/Gazeta Blic/