Lajme

Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në Prishtinë, nis nga ora 15:00

4 ditë më parë
nga:Sh R

Sot do të mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtina nga ora 15:00.

Organizuesit e protestës iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shtrenjtimit për 15% të rrymës që u paralajmërua nga Zyra e Rregullatorit Energjik.

“Ju ftojmë te bashkoheni në protestën e 5 prillit kundër propozimit te ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës elektrike për 15%. Ne konsiderojmë këtë proteste si një manifestim te mllefit te klasës punëtore kundër degradimit te mirëqenies së shumicës. Kjo proteste, është shprehje e zemërimit kolektiv ndaj pasurimit e grumbullimit te kapitalit nga kompania private KEDS. Monopoli privat nuk kalon! 15% nuk kalon! Shihemi te Sheshi Skenderbeu ne ora 15:00!”, thuhet në thirrjen e grupit “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

Këto ditë ka pasë protesta edhe prej aktivistëve.

Një grup prej 12 vetash nga të iniciativa ‘Asnji Cent Ma Shumë’, që bllokuan dyert e ZRRE-së, u arrestuan nga policia të mërkurën.