Lajme

Sot mbahet ceremonia e varrimit të komandantit të UÇK-së, Cen Aliçkaj

01/16/2023 07:41
nga:Genita C

Komuna e Deçanit  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.

Kjo mbledhje zhvillohet sot në sallën e kuvendit komunal, duke nisur në orën 13:00, njofton Klan Kosova.

Pastaj në orën 15:00, mbahet ceremonia e varrimit të Cen Aliçkajt në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan.