Lajme

Sot martohet djali i Jakup Krasniqit

07/25/2022 09:59
nga:G B

U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinkau, ka njoftuar se sot do të martohet djali i Jakup Krasniqit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë por që sot baca Jakup gjendet në Hagë, duke u përballur me një padrejtësi të madhe.

Postimi i tij i plotë:

Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.
Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.
Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.
Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!
U trashëgofshi!