Sporti

Sot luhet xhiro e katërt e Superligës, vëmendja tek derbi Drita-Ballkani

09/15/2021 08:45
nga:Lorik J

Superliga e Kosovës nuk humbet kohë dhe sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt.

Spikat ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit e cila do të luhet në qytetin e Gjilanit.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Llapit dhe Malishevës. Kjo ndeshje do zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjithashtu, në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, skuadra e Feronikelit do t’i bëjë konak Ulpianës.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 16:00 dhe Gazeta “Sheshi” do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime.