Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Superligës në futboll.
E tash ka mbetur edhe një vend për tu kompletuar skuadrat e edicionit të ardhshëm të elitës.
Sot, do të zhvillohet ndeshja e parë e barazhit, me dy skuadrave të vendeve të dyta nga dy grupet e Ligës së Parë, Dinamo dhe Prishtina e Re.
Dueli i barazhit të Ligës së Parë do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00.
Fituesi i këtij takimi më pas luan ndaj Feronikelit 74 për ta vendosur ekipin e dhjetë të Superligës.