Sot vazhdon xhiro e dytë e Superligës së Kosovës.
Pas xhiros së parë, Gjilani, Prishtina dhe Llapi kryesojnë tabelën pasi janë tre skuadrat që kanë siguruar fitore ndaj Ferizajit, Dukagjinit dhe Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga ora 17:00, Ferizaj do të pret Prishtinën. Gjilani do të jetë nikoqir i Malishevës, ndeshje kjo që po ashtu fillon nga ora 17:00.
Ndeshja e tretë do të luhet mes kampionit në fuqi, Ballkanit, dhe Drenicës, e cila zhvillohet nga ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/


