Java e 17’të në futbollin kosovar mbyllet sot me tri ndeshjet që do të zhvillohen.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se është ajo mes Prishtinës dhe Dritës, përcjell GazetaBlic Sport.
Kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina e mirëpret Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:30.
Ndërkohë, nga ora 13:00 në Klinë, Dukagjini takohet me Llapin e Batatinës që është në super formë.
Ndeshja tjetër që luhet sot është edhe ajo mes Ulpianës dhe Feronikelit, që poashtu luhet nga ora 13:00 në Lipjan.
/GazetaBlic Sport


