Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën sot lansimin e platformës për raportimin e korrupsionit.
Kjo platformë moderne synon të fuqizojë qytetarët dhe institucionet në luftën kundër korrupsionit, duke ofruar një mekanizëm të shpejtë, të sigurt dhe konfidencial për raportimin e rasteve.
Ngjarja shënon një hap të rëndësishëm për avancimin e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë.
Kjo platformë është zhvilluar me përkrahjen e UNDP Kosovë dhe UNDP Seul Policy Center, bazuar në konceptin inovativ të “Clean Portal” të Koresë së Jugut, duke u adaptuar sipas nevojave specifike të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Kosovës.