Lajme

Sot Kuvendi i PD-së, i thirrur nga Sali Berisha

12/11/2021 07:14
nga:M K

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA dhe përjashtimi nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka rezultuar me Kuvebdin e ftuar sot nga kreu historik i saj dhe ish-kryeministri e ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha.

Berisha, për sot në ora 12:00, në stadiumin “Air Albania” ka ftuar për Konventën e radhës së PD-së, përcjell GazetaBlic.

Është interesant fakti se pikërisht në kohë thuajse të njëjtë, Basha ka thirrur demokratët që të jenë të pranishëm në selinë “blu”, për të kremtuar përvjetorin e partisë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhi gjërat sot, teksa GazetaBlic do t’iu mbajë të informuar për çdo risi në kohë reale.

/GazetaBlic/