Përfaqësuesja e Kosovës U18 tek meshkujt, do të ketë punë sot me Serbinë.
Shorti i kualifikimeve për klasifikim në pozitat 5-6, deshi që t’i vë përballë njëra tjetrës këto dy shtete, historia mes tyre tashmë dihet.
Në një ballafaqim, i cili është përcaktuar nga pozitat nëpër grupet respektive, Kosova për herë të parë do të ndeshet me Serbinë.
Akoma nuk ka indikacion, nëse kjo përballje do të pranohet nga pala tjeter, përderisa te “Dardanët” e rinjë, shihet entuziazëm e përkushtim.
Kjo përballje është paraparë të luhet në orën 15:00 në Strumicë të Maqedonisë së Veriut