Shkruan: Gjyljeta Mushkolaj
Do të hapë derën e madhe evropiane për tu bërë menjëherë shtet anëtar i Këshillit të Evropës
Do të aderojë në mbi 200 traktate ndërkombëtare;
Do ta sigurojë platformën për të paditur Serbinë në emër të viktimave për gjenocid;
Do ta sigurojë vendin e barabartë me të gjitha shtetet e territorit gjeografik të Evropës që standardet evropiane për të vetëqeverisje lokale dhe për të drejtat e minoriteteve të garantohen edhe në Serbi, sikurse edhe në Kosovë, sipas standardeve të njëjta Evropiane.
Do të sigurojë ulësen për Delegacionin e (Komunave të) Kosovës në Kongresin e Autoriteteve lokale dhe rajonale.
Do të sigurojë që “Ndërgjegjja e Evropës,” Samiti më i madh I Krerëve të shteteve dhe të qeverive të Evropës që do të mbahet vetëm për herë të katërt që nga pas Lufta e dytë Botërore ti gjejë shqiptarët më në fund si faktorë të rëndësishëm të stabilitetit në Evropë, ku Rusia autoritare dhe Kina Komuniste nuk do të kenë hapësirë manovrimi.
Kosova ka nevojë për veprimtari të gjallë opozitare. Por, jo në dëm të interesave nacionale.
(Autorja ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese)