Projektligji për Trustin nesër do të dal në votim në Kuvendin e Kosovës, iniciativë kjo që nuk përkrahet sërish nga grupi parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Megjithatë, dhjetë zyrtarë të LVV-së në vitin 2021 e kanë tërhequr dhjetë përqindëshin e Trustit kur ishte votuar në Kuvend në mandatin e Qeverisë së ish-kryeminstrit Avdullah Hoti.
Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se fundi se nuk e përkrahin tërheqjen e kursimeve pensionale të qytetarëve, derisa bashkëshorti i saj në vitin 2021 i kishte tërhequr mbi 4000 euro nga Trusti.
Edhe Enver Dugolli dhe Adnan Rrustemi të VV-së e kanë tërhequr 10% e Trustit, derisa sot janë deklaruar kundër.
Mjetet e Trustit nuk i kanë lënë të paprekura as ministrat e Qeverisë Kurti: Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Faton Peci.
Më poshtë mund ta gjeni listën e deputetëve dhe qeveritarëve të LVV-së që i kanë tërhequr mjetet e Trustit:
1.Bashkëshorti i Mimoza Kusari shefes se GP të VV-së ka tërhequr nga Trusti 4,012 euro.
2. Deputeti Salih Zyba me bashkëshorten e tij kanë tërhequr nga Trusti gjithsej 2,241 euro.
3. Deputeti Enver Dugolli ka tërhequr nga Trusti 2,976 euro.
4. Deputeti Adnan Rrustemi ka tërhequr nga Trusti 2,084 euro.
5. Deputeti Visar Korenica ka tërhequr nga Trusti 1,762 euro.
6. Deputetja Arijeta Rexhepi ka tërhequr nga Trusti 1,200 euro.
7. Deputetja Jeta Statovci ka tërhequr nga Trusti 480 euro.
8. Ministri Liburn Aliu ka tërhequr nga Trusti 2,658 euro
9. Ministrja Albulena Haxhiu ka tërhequr nga Trusti 2,390 euro
10. Ministri Faton Peci ka tërhequr nga Trusti 918 euro.
Frontonline


