Lajme

Sot inaugurohet Spitali për Fëmijë në QKUK

09/13/2021 07:49
nga:Q R

Sot do të bëhet inaugurimi i Spitalit për Fëmijë në QKUK, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se, inaugurimin e tij do ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kishi nisur këtë projekt para disa viteve.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot prej orës 10:00.

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19