Sporti

Sot hidhet shorti për ‘Play Off-in’ e Kupës së Botës

11/26/2021 09:00
nga:E K

Sot do të hidhet shorti për kombëtaret që do marrin pjesë në play-offin për Kupën e Botës.

Kombëtaret që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet kualifikuese të Kupës së Botës do të kenë edhe një mundësi të kualifikohen përmes ‘Play Offit’, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë grup bëjnë pjesë 12 kombëtare që do të garojnë për kualifikim.

Shorti do të hidhet nga ora 17:00 në Zurich të Zvicrës.

Vazo 1: Itali, Portugali, Rusi, Skoci, Suedi, Uells.

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina.

/GazetaBlic Sport/