Sporti

Sot hidhet shorti i Kupës së Kosovës në futboll

02/28/2023 10:56
nga:L J

Federata e Futbollit të Kosovës njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet, të martën, më datë 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës.

Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria.

Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion.