Sporti

Sot hidhet shorti i Conference League, ja kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në ‘Play Off’

08/07/2023 12:14
nga:Lorik J

Skuadra e Partizanit është i vetmi ekip nga Shqipëria që ka mbetur në garat evropiane.

Partizani aktualisht ndodhet në raundin e tretë kualifikues të Conference League, ku do të ballafaqohet me ekipin Valmeira. Në rast se kalon këtë raund, Partizani do të luajë në “Play Off” për të synuar më pas grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot në Nyon të Zvicrës, Partizani mëson kundërshtarin potencial në Play Off.

Kundërshtarët e Partizanit në Play Off mund të jenë:

Humbësi i takimit: Zrinski (Bosnjë)- Breidablik (Islandë)

Humbësi i takimit: Qarabag (Azerbajxhan) – Helsinki (Finlandë)

Humbësi i takimit: Astana (Kazakistan) – Ludogorets (Bullgari)

/GazetaBlic Sport