Sot do të mësohen kundërshtarët e fazës tjetër të dy kompeticioneve më të mëdha evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Europa League.
Dje u përmbyllë faza e 1/16 të finales së Europa League ku u mësuan edhe emrat e 8 çerekfinalistëve të kësaj gare, shkruan GazetaBlic Sport.
Shorti që do të hidhet në ora 12:00 fillimisht do përcaktojë kundërshtarët e Ligës së Kampionëve.
Tetë ekipet që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve janë: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Chelsea, Atletico Madrid, Liverpool, Villarreal dhe Benfica.
Ndërkaq, skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Europa League janë: Barcelona, Frankfurt, West Ham United, Lyon, Atalanta, Braga, Rangers, Leipzig.
/GazetaBlic Sport/


