Majlinda Kelmendi, në vitin 2016-të shkroi historinë duke ia sjell Kosovës medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio.
Ajo arriti ta mposhte në finale italianen Odette Giuffrida, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Edhe sot pas gjashtë vjetësh të prekjes së këtij suksesi historik, kujtohet me shumë nostalgji dhe krenari momenti i triunfit të Kelmendit.
Vashat e udhëhequra nga trajneri Driton Kuka, nuk i ndalen sukseset me kaq.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që të dyja i rrëmbyen “Medaljet e arta” në olimpiadën e mbajtur në Tokyo.