21 marsi, shënon Ditën Botërore të Poezisë.
Kjo ditë shënon një nga format më të çmuara të njerëzimit të shprehjes dhe identitetit kulturor e gjuhësor.
E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë poezia flet për vlerat e përbashkëta të njerëzve, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen.
UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si Ditën Botërore të Poezisë gjatë Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të në Paris në vitin 1999, transmeton Klankosova.tv.
Kjo u bë me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.
Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat, për të promovuar leximin, shkrimin e mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika dhe piktura, si dhe për të rritur dukshmërinë e poezi në media.
Ndryshe, duhet thënë se poezia vazhdon të bashkojë njerëzit nëpër vende të ndryshme të botës.