Lajme

“Sot është dashur të kemi reciprocitet kryeministrash, njëri në Luginë e tjetri në Mitrovicë”

09/05/2022 13:06
nga:G B

Ish deputetja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministri Kurti është dashur të jetë sot në Luginë, pasi në Kosovë po qëndron kryeministrja serbe, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kështu do të kishte reciprocitet kryeministrash.

Postimi i saj i plotë:

Sot është dashur të kemi reciprocitet kryeministrash: njëri në Luginë tjetri në Mitrovicë.

P.S.

Mos m’i përmendni stickersat, ia ngjit, s’ia ngjiti, e njohti, s’e njohti.