Lajme

Sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të detyrës

01/28/2025 08:49
nga:N K

Sot do të mbahet seanca fillestare gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, ish-shefit të Korportarës Energjetike të Kosovës (KEK).

Seanca në fjalë do të fillojë nga ora 09:00 e mëngjesit të martën.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.