Lajme

Sot Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

03/21/2023 07:23
nga:G B

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm”.

Ngjarja do të zhvillohet në parkun e Gërmisë në Prishtinë me ç’rast do të ketë fjalime me rastin e shënimit të kësaj dite, nga Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Zyra e BE-së në Kosovë, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së dhe përfaqësues të denjë të promovimit të vlerave pyjore në Kosovë.