Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë.
Ajo është caktuar që të mbahet çdo vit më 12 gusht nga Kombet e Bashkuara, të cilat në vitin 1999 miratuan rezolutën 54/120.
Dita është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.
Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen ne botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Tentativat e para për kujdesin ndaj rinisë janë që në vitin në vitin 1965, në rezolutën 2037 (XX), ku Asambleja e Përgjithshme miratoi Deklaratën mbi Promovimin midis Rinisë të Idealeve të Paqes, Respektit të Ndërsjellë dhe Mirëkuptimit midis Popujve.
Në Kosovë, kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete të organizuara nga Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe komunat e Kosovës.


