Lajme

Sot dhe nesër nuk do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë

12/31/2021 08:32
nga:Y I

Sot dhe nesër pritet të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë.

Kjo pasi, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.

Kosova ka disa ditë që po përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.

Rrymën që Shqipëria po ia jep Kosovës për këto dy ditë, Kosova do t’ia kthejë Shqipërisë në ditët e verës.

Kjo për shkak se burimi kryesor i energjisë në Shqipëri janë hidrocentralet andaj muajt e verës sjellin thatësi dhe rrjedhimisht energjia elektrike është më e paktë atje.

SHBA do të miratojë dozën përforcuese Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç