Lajme

Sot debat parlamentar në Kuvend për situatën e sigurisë

05/19/2022 07:08
nga:G B

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në dy seanca në të cilën do të cilat në rend dite janë disa pika.

Do të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.