Lajme

Sot bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos për realizimin e vlerësimit të brendshëm për mësimdhënësit

04/30/2024 08:44
nga:G B

Ministria e Arsimit, njofton se sot do të bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos së instrumenteve për realizimin e vlerësimit të brendshëm të performancës së mësimdhënësve.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se në këtë promovim do të marrë pjesë edhe ministrja, Arbërie Nagavci.

Promovimi i këtyre dokumenteve do të bëhet në ora 09:30, në Hotel Sirius.