Lajme

Sot bëhet përurimi i parkut në kryeqytet “Shinzo Abe” në lagjen “Arbëria”

10/03/2023 11:06
nga:Sh R

Në lagjen “Arbëria”, sot në ora 11:30, do të bëhet përurimi i parkut i cili do të ketë emrin ish-kryeministrit japonez “Shinzo Abe’’.

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi do të bëjnë përurimin e parkut.

Në njoftimin e faqes zyrtare të komunës, u bëjnë thirrje edhe qytetarëve që t`i bashkohen përurimit.

“Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se, sot, e martë, 03 Tetor 2023, ora 11:30, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi do të përurojnë Parkun më të ri në Kryeqytet “Shinzo Abe” në lagjen “Arbëria” (përballë Ambasadës së Austrisë). Ju ftojmë të na bashkoheni’’, thuhet në njoftim.