Lajme

Sot 23 vite të lirë, Osmani falënderon UÇK-në e NATO-n: Mundësuan realizimin e ëndrrës së brezave për pavarësi

06/11/2022 11:37
nga:Genita C

Në 23 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar UÇK-në dhe NATO-n, raporton GazetaBlic.

Osmani shkruan se kjo ditë të përkujtohet gjithmonë duke kujtuar edhe dëshmorët që ranë për lirinë e pavarësinë e vendit.

Osmani thotë se Republika e Kosovës do të forcohet çdo ditë e më shumë.

“23-vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë. Në kujtim të kësaj dite, përulemi para të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuuan për lirinë tonë. Vajzat dhe djemtë e UÇK-së nga njëra anë dhe paqeruajtësit e NATO-s nga ana tjetër, mundësuan realizimin e ëndrrës së brezave për liri e pavarësi. Do ta kujtojmë përherë këtë ditë, duke nderuar të gjithë dëshmorët që ranë, duke e mirëmbajtur lirinë tonë dhe duke e forcuar Republikën çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar Osmani.