Përfaqësuesi i BE-së për Dialog, Peter Sorensen, të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur Presidenca, e cila njoftoi se Vjosa Osmani do të takohet me të në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sorensen”, u tha në njoftimin e Presidencës.
Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.


