Lajme

Sorensen bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

02/06/2025 21:26
nga:Genita C

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, njoftoi se sot ka pasur biseda ta ndara me kryenegociatorët e Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Kjo është biseda e parë prej marrjes së detyrës nga Sorensen, nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

Sorensen ka shkruar në rrjetin “X” se i vlerëson bisedat “shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

Sorenses nuk dha më shumë detaje rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.